ZRRE aprovon autorizime për Prosumator si dhe lincencon kompani për furnizim dhe tregtim të energjisë
July 14, 2025

Bordi i Zyrës Rregullatorit, ZRRE, së fundmi ka mbjatur një mbledhje të bordit në të cilën janë aprovuar licenca për furnizim dhe tregtim të energjisë elektrike si dhe autorizime për vetë-furnizim të energjisë përmesë paneleve solare.
Më 10.07.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për energji ka mbajtur seancën e tetë për vitin 2025. Në këtë seancë Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar aplikacionin për licencim të aktivitetit për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike të “Energy Kosova V.B” dhe aplikacionin për licencim të aktivitetit për furnizim të energjisë elektrike të “Management & Development Associates”.
Poashtu, në këtë seancë janë shqyrtuar dhe aprovuar edhe kërkesat e 1) subjekteve juridike dhe 14 personave fizik për marrje të autorizimit për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 1.3MW.
Për ndryshe licencimi i kompanisë “Management & Development Associates”, apo MDA ka qenë vendim mjaft i përfolur në media, përshka se kompani drejtohet nga Driton Dalipi, vëllai i shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.
Subjektet opozitare kishin hedhur disa akuza ndaj Qeverisë në detyrë, duke deklaruar se po krijohet “mafia energjetike”, tek e kundërshtonin vendimin për daljen e disa bizneseve në treg të hapur të energjisë.
Rreth kësaj, kishte reaguar dhe shefit të kabinetit të kryeministrit Luan Dalipi, duke thënë se kompania MDA udhëhiqet nga vëllai i tij Driton Dalipi, dhe se ai ka aplikuar ligjërisht.