Search

Votohet Komisioni Hetimor Parlamentar për energjinë i propozuar nga pushteti

17 Maj, 2022


Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka mbajtur mbledhjen konstituive.

Kryesuesi i komisionit, Hajdar Beqa tha se komisioni duhet të caktojë fushën që do ta hetojë, pasi siç tha ai, nëse fusha zgjerohet shumë, atëherë do të jetë më vështirë të dalin me konstatime. Sipas tij në njërën në mbledhjet e para do të bëjnë planin e veprimit të komisionit.

Armend Muja tha se ky komision do t’i jap përgjigje shumë pyetjeve e dilemave për energjinë që nga viti 2006 deri me 2022. Sipas tij ky komision duhet të ketë info për shitjen e distribucionit dhe burimet e investimeve, vlerën e investimeve, pagesën e 17 milionëve të KEK-ut për KEDS, dhe treta veprimet e ZRRE për investimet kapitale, KEK në vitin 2006 etj.

Ky komision i iniciuar me propozim të 42 deputeteve të pozitës përbëhet nga: Hajdar Beqa, Armend Muja, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, Rashit Qalaj, Armend Zemaj, Rrezarta Krasniqi, Time Kadrijaj, Duda Balje dhe Ljubinko Karadziq.