Search

Vërehen mospërputhje të mëdha në të dhëna e importit të energjisë për këtë vit – Dogana dhe ASK me 60 milionë dallim në mes vete

May 23, 2025


Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi ka analizuar të dhënat e energjisë për tremujorin e parë të këtij viti.

Muharremi në një postim në rrjete sociale shkruan se për tremujorin e parë të 2025-së, importi i energjisë del 1,123,197 MWh sipas ASK-së, ndërsa 758,388 MWh sipas Doganave. Analisti thekson se është jashtëzakonisht me rëndësi që me pas të dhëna të sakta dhe kredibile, për shkak se kjo e rrit besimin e publikut në statistikat kombëtare publike, por edhe në sektorin e energjisë.

‘Për tremujorin e parë të 2025-ës, importi i energjisë del 1,123,197 MWh sipas ASK-së, ndërsa 758,388 MWh sipas Doganave. Dallimi është i thellë, pra 364,809 MWh. Kjo, nëse përkthehet në koston mesatare të importit të energjisë (sipas Doganës), i bie rreth €60,441,237 dallim për tre muaj vetëm.’, njofton Muharremi.

Pra, është vërejtur një dallim prej 60 milionë euro. Raportime në kundërshtim me njëre-tjetrën nga institucione zyrtare janë gjithmonë të pa pranueshme, mirëpo veçanërisht të rënda tani kur sektori i energjisë, tregtia e energjisë, është bërë diçka e dyshimtë në sytë e publikut.

/Telegrafi