Search

Vendimet e marra nga bordi i ZRRE, çka do të thonë këto për sektorin tonë të energjisë?

16 Maj, 2023


Dje Bordi i ZRRE-së ka mbajtur takim në të cilin janë shqyrtuar kërkesa për autorizim si dhe është shfuqizuar Skema Mbështetëse për gjeneratorët e BRE-ve.

Në takimin e pestë (V) të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ZRRE, janë marrë vendimet e mëposhtme:

• Është shtyrë vendimi për dhënjen e autorizimit të parkut solar 150MW Solar Energy Group Evrope SH.P.K ne Komunën e Gjakovës
• Është dhënë Licenca për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike të ndërmarrjes Eurosol & Energy LTD SH.P.K
• Është refuzuar kërkesa e ndërmarrjes BONDCOM Energy Point SH.P.K për shtyrje të autorizimit final sipas vendimit V_1211_2019.
• Është pezulluar Rregullën Nr. 10/2017 për Skemat mbështetëse për Gjeneratorët e Burimeve të Ripërtërishme të energjisë

Këto vendime të ZRRE kanë një ndikim të madh në sistemin elektroenergjetik të vendit. ZRRE nuk ka dhënj shpjegime për shtyrjen e dhënjes së autorizimit për ndërtim për parkun solar Solar Energy Group Europe SH.P.K, me realizimin e të cilit Kosovës do të i shohen 150MW energji solare.

Poashtu refuzimi i kërkesës për BONDCOM Energy Point, do të thotë se është refuzuar kërkesa për vazhdimin e autorizimit të kompanisë e cila planifikonte parkun e erës në Budakovë. Kompania është pajisur me Autorizim Final nga ZRRE në vitin 2019, mirëpo ky autorizim ka skaduar këtë vit më 26.04.2023.

Në anën tjetër shfuqizimi i Skemën Mbështetëse për Gjeneratorët e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë është hapi i parë i zbatimit të ligjit të ri për BRE në Kosovë i njohur si Udhëzimit Administrativ Nr. 01.2023 për Promovimin e Shfrytëzimit të Energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme.