UNDP në Kosovë: Apliko për të realizuar auditim të energjisë
June 23, 2025

UNDP fton kompanitë e kualifikuara për të kryer audite të energjisë në terren dhe për të hartuar propozime bazike të dizajnit (BoQ) për shtëpi individuale të familjeve në nevojë.
Kjo iniciativë është pjesë e projektit “Rrugëtim gjithëpërfshirës dhe i drejtë drejt vitit 2030: E ardhmja e gjelbër e energjisë”, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, me synim adresimin e varfërisë energjetike dhe promovimin e një tranzicioni të drejtë dhe të qëndrueshëm.
Aplikimi mund të bëhet deri më 26 Qershor 2025.
Për më shumë detaje ndiqni Link-un.