Ulen tarifat e ngrohjes për Prishtinën dhe Gjakovën
December 31, 2025

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, ZRRE, ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit, ku mori vendim për të ulur tarifat për ngrohje për Prishtinë dhe Gjakovë.
Kryetari i bordit të Rregullatorit, Ymer Fejzullahu ka bërë të ditur se është ulur për rreth 4% tarifa për ata që ngrohen nga Termokosi në Prishtinë dhe rreth 5% tarifa e ngrohjes në Gjakovë.
“Po e mbajtëm mbledhjen dhe morëm vendim për zbritje të tarifave. 5% ke për Gjakovën dhe 4% për Termokosin vetëm për konsumatorët me matje”, tha Fjezullahu.
Për sezonin e ngrohjes për vitin 2025, tarifat e miratuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji për konsumatorët shtëpiakë pa matje është 76 cent/m² për muaj ndërsa tarifa për konsumatorët komercial/institucional: 95 cent/m² për muaj.
Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 centë për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 centë.
Termokos ka rreth 25.000 konsumatorë në kryeqytetin me 227.154 banorë. Sezoni i ngrohjes nga Termokos-i zakonisht nis më 15 tetor dhe vazhdon deri më 15 prill.
/Telegrafi