Search

Trepça raporton rritje të të hyrave -“Performancë e qëndrueshme dhe trend pozitiv”

September 07, 2026


Ndërmarrja Trepça ka bërë të ditur se Terminali Doganor i kompanisë ka shënuar rritje të konsiderueshme të të hyrave për këtë vit, deri më tani.

Sipas Trepçës, në periudhën janar–gusht 2026, mesatarja mujore e të hyrave është rritur për 69.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Trepça ka njoftuar se rritje të të hyrave është shënuar në 7 nga 8 muajt e krahasuar, duke e cilësuar këtë si tregues të një performance të qëndrueshme dhe të një trendi pozitiv.

“Performancë e qëndrueshme dhe trend pozitiv” dhe “shërbim efikas për operatorët ekonomikë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
/Telegrafi