Search

Termocentrali i Zaporizhzhias rrezikon skenarin e Fukushimas

30 Mars, 2023


Në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë rrezikon të përsëritet skenari i Fukushimash. Kështu ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore të Ukrainës, Ruslan Strilets, në një përditësim në Facebook.

Sipas tij kjo mund të ndodhë për shkak të rënies së ujit nga rezervuari Kakhovka dhe rrezikut të dështimit të sistemeve të ftohjes së termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia.

“Si rezultat i rënies së ujit nga rezervuari Kakhovka, ekziston rreziku i dështimit të sistemeve të ftohjes së termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.

Kjo mund të nënkuptojë një skenar të mundshëm të Fukushimës në mes të kontinentit të Evropës për shkak të Rusisë”, u shpreh ai.