Search

Të gjitha pjesët e automjeteve të Porsche do të prodhohen me energji të ripërtëritshme

13 Korrik, 2021


Prodhuesi i automjeteve ka bërë thirrje tek rreth 1,300 furnizues të pjesëve që të përdorin eskluzivisht energji të ripërtëritshme në procesin e përpunimit të komponentëve të Porsche, duke filluar këtë muaj.

Në këtë mënyrë, kompania ka theksuar se furnizuesit të cilët nuk janë të gatshëm të zhvendosin operimet e tyre me bazë të energjisë së ripërtëritshme nuk do të konsiderohen më për kontrata në planin afatgjatë.

Ndryshe, në mars kompania Porsche ka përcaktuar një objektiv mjaft ambicioz që të jetë neutral ndaj karbonit përgjatë të gjithë zinxhirit të saj të vlerës deri në vitin 2030.

Ky objektiv, nëse arrihet, pozicionon Porsche për të arritur neutralitetin ndaj karbonit mjaft herët dhe para kompanive të tjera si Ford që ka përcaktuar vitin 2050, GM vitin 2040 apo edhe Jaguar Land Rover që ka përcaktuar vitin 2039 që të bëhet plotësisht miqësore ndaj mjedisit.

Në të njëjtën kohë, fabrika Zuffenhausen e gjigandit Gjerman të automjeteve e vendosur në Leipzig veçse është neutrale ndaj karbonit përmes përdorimit të energjisë së ripërtëritshme dhe biogazit në operimet e saj.

Taycan sedan – automjeti elektrik nga Porsche përbënë automjetin më të shitur të kompanisë që nga lansimi i veturës në 2019

Tutje, nga njëri prej këtyre fabrikave neutrale të karbonit Porsche ka prodhuar edhe automjetin e saj të parë plotësisht elektrik, Taycan sedan, në vitin 2019, teksa shitjet e kësaj të fundit kanë bërë që të jetë automjeti më i shitur i Porsche.

Njëkohësisht, kompania pretendon se Taycan Cross Turismo, i lëshuar në treg në fillim të këtij viti, është automjeti i parë sportive në të gjithë botën që mbetet neutral ndaj karbonit gjatë gjithë jetës së saj të shërbimit.

Zinxhiri i furnizimit i Porsche është përgjegjës për rreth 20 përqind të emetimeve të totale të gazrave serrë të kompanisë.

Teksa kompania pret që kjo përqindje të ngritet në rreth 40 përqind deri në 2030, për shkak të elektrifikimit të automjeteve.

Mirëpo, Porsche është duke adresuar këtë cështje duke siguruar që furnitorët e kompanisë janë duke u pajtuar me standardet e qëndrueshmërisë në planet e mëtutjeshme.

Porsche thotë se do të investojë më shumë se 1 miliard euro gjatë 10 viteve të ardhshme në masat e dekarbonizimit

Gjigandi prodhues i automjetve, poashtu ka theksuar se në vazhgën e dekarbonizimit të proceseve të prodhimit të automjeteve, kompania do të përfshihet edhe në investime të energjisë së ripërtëritshme, përkatësisht turbinave me erë, energjisë diellore dhe masa të tjera të mbrojtjes së klimës – në mënyrë që të arrijë qëllimet e saj të qëndrueshmërisë

“Ne nuk duam të kompensojmë, por të shmangim. Ne nuk duam të blejmë certifikata CO2 nga kompani të tjera; ne duam të shmangim emetimet kudo që mundemi. Atje ku energjia nuk mund të kursehet, ne përdorim energji elektrike nga burime të rinovueshme,” ka thënë Oliver Blume, drejtori ekzekutivi i Porsche.

Në këtë mënyrë, deri në vitin 2030, qëllimi është që më shumë se 80 përqind e të gjitha automjeteve të reja të shitura të jenë modele krejtësisht elektrike ose plug-in hibride

Dhe, qysh në vitin 2025, të paktën 50 përqind e Porsches të reja të shitura do të shfaqin një makinë elektrike.

Plani i Biden për automjete elektrike përfshinë edhe promovimin e riciklimit të baterive

Lexo më shumë

Greqia nis projektin e ri, 1.500 automjete elektrike në ishullin grek Astypalea

Lexo më shumë