Search

Studim i ri: 7 nga 10 familje në Kosovë nuk kanë rehati të plotë gjatë dimrit

February 23, 2026


Studimi i fundit i UNDP-së me mbi 1,000 familje tregon se shumica e shtëpive në Kosovë ngrohen vetëm në disa dhoma, ndërsa pjesët e tjera të shtëpisë mbeten të ftohta.

Kjo nënkupton humbje të nxehtësisë, shpenzime më të larta dhe më pak komoditet. Izolimi më i mirë dhe masat e efiçiencës së energjisë ndihmojnë të ruhet ngrohtësia, të ulen faturat dhe të përmirësohet jeta në shtëpi.

Ky studim është realizuar si pjesë e projekti Green Energy Future, që financohet nga qeveria e Kosovës dhe Danimarkës dhe zbatohet nga UNDP, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Fondin për Efiçiencë të Energjisë.

Në këtë projekt  pritet që deri në vitin 2028 të ndërmirren masa në izolimin e mbështjellësit të jashtëm, muret e jashtme, çatinë dhe tavanet, si dhe zëvendësimin e dritareve dhe dyerve për 280 familje në nevoj.