Search

Studentët e gjeneratës së tetë të KEDS Academy fillojnë pjesën e internshipit

20 Shtator, 2021


Pasi kanë përfunduar pjesën praktike dhe ligjëratat, studentët e gjeneratës së tetë të KEDS Academy zyrtarisht kanë filluar pjesën e internshipeve në KEDS dhe KESCO.

‘Grupi prej 60 pjesëmarrësve të këtij edicioni tashmë kanë përfunduar pjesën e ligjëratave dhe atë të praktikës dhe janë sistemuar nëpër departamente të ndryshme të KEDS, në të gjitha distriktet e Kosovës. Ata po fitojnë eksperienca të reja nga ekspertët e KEDS-it dhe përgatiten për tregun e punës’, ka thënë KEDS përmes postimit në rrjete sociale.

Ndryshe, KEDS Academy ka për qëllim të përkrahë studentët e drejtimeve të ndryshme të universiteteve publike dhe shkollave të mesme teknike të Kosovës në zhvillimin e mëtutjeshëm akademik dhe profesional.

Kjo Akademi ofron mundësi të shkëlqyer për përfitimin e përvojës, jetësimin e koncepteve të mësuara në universitet dhe shkolla të mesme, si dhe mundësi për t’u bërë pjesë e tregut të punës.

Aftësimi bëhet nga profesorë me renome botërore nga Universiteti Bogazici i Stambollit dhe nga stafi menaxherial i KEDS-it.

Pas përfundimit të programit, studentët pajisen me certifikata të njohura ndërkombëtarisht.