Search

Sot hapet aplikimi për Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Ftohen kompanitë prodhuese në sesionin e parë informues

October 10, 2025


Ministria e Ekonomisë i fton prodhuesit që të marrin pjesë në sesionin e parë informues rreth Skemës së Granteve për Energji të Pastër, i cili mbahet sot nga ora 10:00.

Ky event do të mbahet në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës. Gjatë kësaj kohet do të hapen edhe aplikimet në e-Kosova.

Mbështetja do të jetë në vlerë deri në 25 mijë euro për biznes, ndërsa projekti është financuar nga Qeveria e Dukatit të Madhe të Luksemburgut e zbatuar nga KIESA/MINT, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Të gjitha informata që duhet të dini rreth skemës së fundit mbështetëse për biznese

Lexo më shumë

Ndërmarrjet të cilat mund të aplikojnë duhet të jenë ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), ose janë ndërmarrje të mëdha dhe nuk përfitojnë nga tarifat e rregulluara të energjisë elektrike apo janë biznese që kanë prodhimin ose përpunimin si aktivitet primar ose sekondar,

Të gjitha bizneset e interesuara mund të informohen rreth kësaj thirrje publike, duke shqyrtuar me kujdes kriteret dhe kushtet e përcaktuara në udhëzuesit më poshtë. Kjo skemë mbështet bizneset prodhuese dhe përpunuese që duan të investojnë në teknologji të gjelbra, të rrisin efiçiencën e energjisë dhe të kontribuojnë në tranzicionin drejt energjisë së pastër.