Search

Sot Bordi i ZRRE-së do të shqyrtojë 115 aplikime për vet-konsum: rritet dukshëm interesimi për energji të ripërtëritshme ndër konsumatorët

May 31, 2024


Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka informuar se më 31 maj në ora 14:00 do të mbajë mbledhjen e shtatë për këtë vit.

Sipas agjendës së publikuar, në mbledhjen që do të mbahet sot Bordi i ZRRE-së do të shqyrtojë 115 aplikime të konsumatorëve për marrje të autorizimit për vet-konsum. 101 nga këto aplikime vijnë nga persona fizik, ndërsa pjesa tjetër e mbetur nga ata juridik.

Përvec miratimit të kërkesave për vet-konsum, në mbledhje Bordi i ZRRE-së do të shqyrtojë edhe kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për inicimin e procedurës për një projekt sipas ligjit për PPP si dhe do të shqyrtojë ankesat e konsumatorëve.