Si të aplikoni për subvencione për efiçiencë të energjisë në Kosovë?
October 06, 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka prezantuar të enjten masat për subvencionim të efiçienës së energjisë për qytetarët, në kuadër të cilave do të mbulohen deri në 70% të kostove të investimit në masa të efiçiencës për qytetarët e Kosovës.
Pajisjet që do të subvencionohen janë kaldajat me biomasë – dru, peletë, briketë – që do të subvencionohen në masë deri në 70% të vlerës së invesimit apo 1200 euro, pompat termike që ulin 30% të konsumit të energjisë do të subvencionohen deri në 2500 euro, kondicionerët efiçpentë deri në 40% apo 400 euro, stufat indivudale efiçente me biomasë, dru, për familjet me skemë sociale me 90% apo 560 euro. Për të tjerët 70% apo 435
Për të aplikuar për subvencione për efiçiencë të energsjië është fare lehtë, dhe kjo bëhet përmes platformës eKosova.
Nëse nuk keni llogari të hapur në këtë platformë, ju fillimisht duhet të hapni një llogari.
Pasi të kyçeni në platformë me numrin tuaj personal dhe fjalëkalimin, ju duhet të përzgjidhni kategorine: Shërbime.
Brenda kategorisë ‘Shërbime’, ju duhet të përzgjidhni nën-kategorinë “Grante dhe subvencione”.
Në këtë kategori, luteni të klikoni në “Aplikimi për subvencione të Efiçiencës së Energjisë – Faza 1”.
Hapat për aplikim
Faza I
1. Plotësoni formularin për aplikim online në platformën e-Kosova në linkun në vijim https://ekosova.rks-gov.net/420
Nëse aplikimi juaj është i suksesshëm ju do të njoftoheni menjëherë që jeni kualifikuar për këtë fazë dhe mund të vazhdoni me blerjen e pajisjes që keni përzgjedhur konform kritereve teknike të specifikuara në thirrje.
Faza II
Pas blerjes dhe instalimit të pajisjes së përzgjedhur konform kritereve të specifikuara në thirrje, ju mund të aplikoni për fazën II përmes platformës e-Kosova që të ju mundësohet përfitimi nga ky subvencion, duke ngarkuar dokumentet në vijim:
- Faturën e rregullt apo kuponin fiskal të blerjes së pajisjes (fatura duhet të jetë
jo më e vjetër se nga data e njoftimit për kualifikim të fazës së I) - Vërtetimin e xhirollogarisë bankare të lëshuar nga banka;
- Fotografi të pajisjes së instaluar;
- Fotografi të numrit serik të pajisjes;
- Fotografi të etiketës së performancës së pajisjes;
- Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës sociale (kategoria I & II), për
përfitim të subvencionit prej 90% për stufën individuale me biomasë kërkohet
të ngarkohet një dëshmi që vërteton mbështetjen e skemës sociale (kategoria I
& II).
Nëse faza II e aplikacionit tuaj vlerësohet pozitivisht nga Komisioni përkatës i Ministrisë së Ekonomisë, përmes platformës e-Kosova ju do të ftoheni për të nënshkruar Marrëveshjen e Subvencionimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe do të njoftoheni për datën dhe vendin e nënshkrimit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes ju do të pranoni subvencionin në xhirollogarinë tuaj.