Shumë vende të Ballkanit përfshihen në diskutime për reaktorë të vegjël modular, por jo Kosova
12 Shkurt, 2024
Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia po vazhdojnë diskutimet me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar për projektet e vendosjes së reaktorëve të vegjël modular, është thënë nga qeveritë e dy vendeve.
Sllovenia tashmë ka shpërfaqur planet për zhvillimin e projekteve duke përdorur këtë teknologji inovative, ndërsa vendimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut për t’u përfshirë në këto projekte përfaqëson lajm të ri, raporton Balkan Green Energy News.
Kësisoji, dy vendet i janë bashkuar grupit të vendeve Evropiane që tashmë po punojnë në projekte të vendosjes së reaktorëve të vegjël modular, ose që janë të interesuar për zhvillimin e projekteve të tilla. Lista e vendeve përfshinë edhe vende në Evropën lindore, duke përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, dhe Republikën Ceke, por edhe vende tjera në Evropë, duke përfshirë Finlandën, Francën, Holandën, Italinë, Hungarinë dhe Suedinë.
Interesimi në reaktorë të vegjël modular u rritë si pjesë e përpjekjeve për rikthimin e energjisë bërthamore, që vlerësohet si veprim i duhur nga shumë anëtarë të Bashkimit Evropian, si dhe si një ndër mënyrat për largimin e thëngjillit.
Duhet theksuar se teknologjia e reaktorëve të vegjël modular është teknologji, dhe vetëm një nga këto teknologji është duke operuar në Rusi.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Bosnia dhe Hercegovina, Mali i Zi, Qipro, Kosova dhe Greqia janë të vetmet vende që nuk janë përfshirë në plane të tilla, krahasuar me Shqipërinë, Bullgarinë, Kroacinë, Rumaninë, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Serbinë dhe Turqinë që tashmë kanë thënë se do të përfshihen në zhvillimin e kësaj teknologjie.