Search

Shtyhet përsëri afati i aplikimit për disbursim ndaj masave efiçiente të energjisë në shtëpi individuale

January 10, 2025


Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, njofton të gjithë përfituesit e “Thirrjes Publike për Subvencionimin e Masave të Efiçiencës së Energjisë në Shtëpitë Individuale” se është shtyrë afati për aplikim të disbursimit, deri më 30 prill 2025.

Kjo shtyrje e afatit vlen për të gjithë aplikuesit që janë duke kryer punimet si përfitues të thirrjes së dytë publike të gushtit 2024 dhe aplikuesit që kanë qenë në listëne e pritjes nga thirrja e parë publike në gusht të vitit 2023, për të cilët auditimi i energjisë është kryer nga FKEE.

Dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar sipas thirrjes publike duhet të dorëzohen përmes platformës https://disbursimi.fkee-rks.net/.