Search

Shqipëri: Katër projekte të reja fotovoltaike në MIE, kapaciteti 101 MW

May 20, 2024


Katër projekte të reja kanë dorëzuar aplikimet e tyre pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri për të investuar në projekte impiantesh fotovoltaikë.

Bëhet fjalë për një kapacitet të instaluar 101 MW ku është të paktën një projekt me kapacitet të konsiderueshëm dhe tre të tjerë në limitin e 2MW.

Konkretisht sipas publikimit që i ka bërë MIE projekteve që kanë aplikuar, i pari është aplikimi nga shoqëria “SELECT ENERGY” sh.p.k ka që shprehur interesin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 95 MW,

për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Zonën e Fshatit Rrashkull, Njësia Administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë.

Aplikimi i dytë ka ardhur nga “MYRTO SECURITY” sh.p.k ka për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MË me vendndodhje në Fshatin Grykë, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier.

Aplikimi i tretë është i shoqërisë “AGRO HRP 3M” sh.p.k për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, në zonën e Fshatit Grykë, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier.

E fundit shoqëria “HYDROSOLAR ENERGY” sh.p.k ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, për prodhimin e energjisë elektrike në fshatin Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier.

Të gjithë projektet nuk përfitojnë nga masat mbështetëse të qeverisë teksa energjinë do të duhet ta shesin në treg të lirë.

Pavarësisht aplikimeve në terren në zbatim apo të përfunduar janë vetëm një pakicë e tyre. Referuar raportit të fundit të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2023 thuhet se të paktën tre impiante të mëdhenj janë përfunduar dhe energjizohen në vitet 2024-2025 ku bëjnë pjesë Karavastaja 140 MW si dhe Parku Blue1 dhe Blue 2 me kapacitet 115 MW.

Një pjesë e impianteve tashmë kanë lidhur marrëveshje me sistemin e transmetimit ndërkohë që të tjerë kanë marrë miratim ose rimiratimin në parim për lidhje në këtë sistem. Po kështu janë me dhjetëra që kanë marrë opinion paraprak për lidhje në sistemin e transmetimit.

Projektet e impianteve fotovolatikë që vijojnë të aplikojnë pranë MIE janë të shumta edhe gjatë pesë muajve të parë të këtij viti. Orientimi i investimeve në energjinë diellorë mori sidomos një nxitje gjatë krizës së energjisë 2021-2022 ku një pjesë e projekteve që po shfaqen tani në letër i takojnë asaj periudhe.

Paralelisht me investimet private janë zhvilluar edhe ankandet e qeverisë ku përveç Karavastasë dhe Spitallës këtë verë pritet të hapen ofertat për ato hibride, një procedurë e çelur në fillim të këtij viti për një kapacitet 300MW.

/monitor.al