Search

Shqipëri: BERZH jep kredi 70 milionë euro Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE)

10 Shtator, 2021


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është duke siguruar 70 milion euro në formë huaje për kompaninën energjetike të Shqipërisë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Kështu është bërë e ditur në njoftimin në faqen zyrtare të BERZH, ku është theksuar se huaja parashihet që të adresoj boshllëqet e likuiditetit të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Financimi mund të përfshijë edhe fonde për ndërtimin të një nënstacioni modern, nëntokësor në Tiranën qendrore.

OSHEE është ndërmarrja më e madhe shtetërore në sektorin e energjisë në Shqipëri, me më shumë se 6,000 punëtorë.

Kompania e shpërndarjes menaxhon dhe operon rrjetin e distribuciont të vendit dhe infrastrukturën relevante, derisa furnizuesi me pakicë është përgjegjës për furnizimn e energjisë elektrike tek konsumatorët e rregulluar.

Kredia e BERZH-it plotësohet me një paketë të rëndësishme asistence teknike për të ndihmuar OSHEE-në të përmirësojë protokollet e saj të shëndetit dhe sigurisë, të forcojë qeverisjen e saj kundër korrupsionit dhe të zhvillojë një program trajnimi gjithëpërfshirës për profesionistët e rinj.

Tutje, sipas njoftimit paketa do të përfshijë gjithashtu një studim të zhvillimit të rrjetit të zgjuar të hartës për të eksploruar dixhitalizimin e rrjetit të shpërndarjes.

Në nënshkrimin në Tiranë morën pjesë delegacione të kryesuara nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe Zëvendëspresidenti i Parë i BERZH Jürgen Rigterink.

Me rastin e nënshkrimit, Ministrja Denaj tha se “Ky është një projekt i rëndësishëm për OSHEE dhe për sektorin e energjisë së Shqipërisë. Kredia e BERZH do të mbështes përpjekjet e OSHEE për të ulur pasojat e Covid-19 dhe për të modernizuar dhe komercializuar operacionet e saj të biznesit. Ky projekt përputhet me arritjet tona të rëndësishme në reformimin dhe përmirësimin e sektorit të energjisë shqiptare.”

Ndërkaq, zëvendëspresidenti i Parë i BERZH Jürgen Rigterink shtoi se “Ne jemi të kënaqur të mbështesim këtë projekt, i cili do të japë lehtësim likuiditeti për OSHEE pas krizës Covid-19. Ne po kombinojmë mbështetjen e likuiditetit me financimin e infrastrukturës novatore në sistemin e shpërndarjes shqiptare. Kjo është mundësia jonë e parë për të mbështetur OSHEE dhe kemi besim se sot po hedhim themelet e një partneriteti afatgjatë.”

Në anën tjetër, Adrian Cela, drejtori ekzekutiv i OSHEE ka theksuar se “Kam kënaqësinë të firmos këtë projekt sot për të mbështetur biznesin e OSHEE pas pasojave të Covid-19 dhe ndërtimit të mundshëm të një nënstacioni modern nëntokësor, i pari i këtij lloji në Shqipëri. OSHEE gjithashtu do të përfitojë nga një paketë asistence teknike që mbështet ambiciet e modernizimit të OSHEE dhe zbatimin e standardeve më të mira në operacionet e tij.”

BERZH është një investitori institucional lider në Shqipëri. Deri më sot, Banka ka investuar 1.69 miliardë euro në 115 projekte në vend.

Shqipëri: Licencat, ERE lëshoi 13 të reja gjatë këtij viti nga prodhimi i energjisë në HEC-e tek gazi

Lexo më shumë