Search

Sholc: Subvencionet energjetike për kompanitë nuk mund të vazhdojnë gjatë

24 Maj, 2023


“Nuk mundet industria përgjithmonë të marrë subvencione. Kjo nuk funksionon në asnjë vend, kështu që nuk do të funksiononte as këtu”, tha Sholc në konferencën ekonomike në Berlin.

Gjermania nuk mund t’ia lejojë vetes të subvencionojë energji për industrinë në kohë të pacaktuar, paralajmëroi kancelari Olaf Sholc, duke e hedhur poshtë thirrjen e shoqatës së kompanive industriale ta mbrojnë konkurrencën e tyre dhe t’u garantojë ndihmë afatgjate.

“Nuk mundet industria përgjithmonë të marrë subvencione. Kjo nuk funksionon në asnjë vend, kështu që nuk do të funksiononte as këtu”, tha Sholc në konferencën ekonomike në Berlin.

„Duhet të kujdesemi të kemi kapacitete më të lira prodhuese (…)“, potencoi kancelari.

Gjermania me miliarda subvencionon shpenzuesit e mëdhenj të energjisë

Lexo më shumë

Plani i ministrit të Ekonomisë, Robert Habek për vdendosjen e çmimit të subvencionuar prej gjashtë cent për një kilovat orë (kWh) deri në fund të dekadës u kritikua nga ministri i financave Kristian Linder, i cili thotë se buxheti nuk e lejon këtë.

Para pothuajse një jave, Shoqata e industrisë gjermane (BDI) i bëri thirrje qeverisë t’u sigurojë kompanive mbrojtje afatgjate nga çmimet e larta të energjisë, duke paralajmëruar për kanosjen për konkurrencën.

“BDI pret kjo qeveri shpejtë të dalë me plan që do të garantonte furnizimin e sigurt me energji në afat të gjatë, me çmime konkurruese ndërkombëtare”, potencon shoqata.

Paralelisht me zgjerimin e shpejtë të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe infrastrukturës së gjelbër, nevojiten zgjidhje afatgjata që të bëhet energjia elektrike proaktive për kompanitë dhe qytetarët, gjë që do ta nxiste transformimin, potencojnë që atje.