Search

Shllaku: Do djegim më shumë qymyr me këtë strategji të re

24 Qershor, 2022


Drejtori ekzekutiv i KFOS, Luan Shllaku, në një intervistë në emisionin ‘Me Rronin’ në kuadër të Kohavision, diskutoi strategjinë e re kombëtare të energjisë që mbulon periudhën 2022-2031.

Për çështjen që strategjia e re nuk përfshin termocentrale të reja me qymyr, Shllaku e vlerësoi ndryshe.

Sipas tij, ai nuk është i interesuar nëse dokumenti parashikon kapacitete të reja me thëngjill, përkundrazi është më i prirur të kuptojë se sa qymyr do të djegë vendi në bazë të planeve të paraqitura në dokument.

Në këtë kuptim, sipas interpretimit të tij, Kosova është e detyruar të djegë më shumë thëngjill se në të kaluarën, duke marrë parasysh planet për të rinovuar termocentralet ekzistuese me qymyr që janë mbi 50 vjet të vjetra.

“Unë pak a shumë e shoh ndryshe punët e impianteve dhe linjitit, në përgjithësi gjenerimit nga qymyri dhe karburantet e tjerë fosil”, tha Shllaku.

“Nuk është në rend të parë e rëndësishme a sjell impiante a po jo, me rëndësi është kjo strategji a do të djeg qymyr apo jo?”, tha ai

“Kjo strategji thotë se do të djegim, besa do të djegim pak më shumë se që po djegim tash. Fakti që jo strategji nuk sjell impiant të ri, i cili e ka tërë at atraksionin politik më i thënë po apo jo, një investitori të madh sic ka ndodhur në të kaluarën, e me të cilin unë jam 100% Rahat me faktin që impiantet e reja duhet t’i harrojmë”, theksoi ai.

“Por, unë nuk pash këtu që kjo strategji thotë jo sdo të djegim linjit. Përkundrazi, strategjia thotë do të djegim linjit bile më shumë se në të kaluarën, sepse duam t’i renovojmë ato impiante të cilat i kemi, disa 50-60 vite të vjetra, disa 50 e dicka”, tha ai.

“Me fjalë të tjera, do të tentojmë, që unë e them si inxhinier, të krijojmë një Frankestein [monstrum], disa copëza të dickafit t’i bëjmë të reja, disa copa i lëmë edhe ashtu sepse na duhen Akoma aty, dhe një kombinim i tillë zakonisht është fatal”, theksoi ai.

“Kjo ishte befasia më e madhja e imja, kur shoh se zgjatja e punës me zorr, e termocentraleve të Kosova A dhe B, pas rekonstruktimeve, por e di se pas atyre rekonstruktimeve do të jenë pak a shumë kozmetike, jo shumë substanciale, mund të na sjellin një pozit kur ne mund të themi jemi duke ndërtuar një ardhmëri energjetike në Kosovë”, shtoi tutje Shllaku.

“Këto impiante poashtu do ta kenë jetën relatavisht të shkurtë në të ardhmen, nëse nuk duam t’i shtrydhim deri në fund edhe nja 40-50 vite të tjera”, tha ai.

“Dikush do të thoshte, e pse jo pra impiante të reja? Impiantet e reja jo-patjetër janë zëvendësim i impianteve të vjetra, por në atë brenda asaj që ne e quajmë miks të energjisë, ku themi se jo gjithcka në të ardhmen duhet t’a bazojmë në djegie të thëngjillit, duhet të shkojmë të diversifikojmë burimet”, tha për më tepër ai.

Nrdryshe, në kuptimin më të gjerë, Shllaku thumboi dokumentin, duke vënë në dukje se ishte mjaft e vështirë për të gjetur disa nga informacionet më të rëndësishme – veçanërisht për fatin e dy termocentraleve ekzistuese me qymyr.
Për më tepër, entuziasti i mjedisit vlerësoi gjithashtu se strategjia e re e energjisë nuk ndryshon shumë nga strategjia e mëparshme për sa i përket objektivave.

Megjithatë, duke qenë se strategjia e re kombëtare për energjinë i jep përparësi të konsiderueshme zhvillimit dhe vendosjes së kapaciteteve të reja të BRE-ve, për një të apasionuar pas mjedisit dhe kundërshtar të qymyrit lajmi ishte i mirëpritur.