Search

Shell konfirmon planin për të apeluar vendimin historik Holandez për ndryshim klimatik

July 21, 2021


Kompania Shell Mbretëror Hollandez, apo ndryshe i mirënjohur vetëm si Shell, ka konfirmuar se do të apelojë vendimin e gjykatës Holandeze që kishte urdhëruar kompaninë e energjisë që të përshpejtojë objektivin e saj për të ulur emetimet e karbonit, ka raportuar Reuters.

Gjykata urdhëron Shell të ulë emetimet e CO2 në një vendim historik për ndryshim klimatik

Lexo më shumë

Vendimi i marrë më 26 maj kishte nënvizuar se Shell duhet të përshpejtojë objektivin për të ulur emetimet e gazrave serrë me 45% deri në 2030, nga nivelet e resgjistruara në 2019.

Kompania kishte theksuar se synon që të përshpejtojë strategjinë e tranzicionit energjetik në vazhdën e këtij vendimi.

Mirëpo, poashtu ka potencuar se do të apelojë vendimin pasi që veçon vetëm një kompani, në këtë mënyrë duke e cilësuar atë si ‘jo efektiv’.

“Ne jemi dakord që veprime të menjëhershme janë të nevojshme për të përshpejtuar tranzicionin në net zero”, ka thënë Drejtori Ekzekutiv i Shell, Ben van Beurden, në një konferencë për shtyp, ka raportuar Reuters.

“Mirëpo, ne do të apelojmë vendimin e gjykatës që është bërë ndaj një kompanie të vetme, për shkak se nuk është efektive. Çka nevojitet janë politika të qarta, ambicioze të cilat do të shtyejnë ndryshime thelbësore përgjatë të gjithë sistemit energjetik”, ka theksuar zyrtari nga rradhët e gjigandit energjetik.