Search

SHBA ndalon importet e materialieve të paneleve solare nga kompania lidere kineze

June 28, 2021


Javën që lëmë pas administrata Biden ka urdhëruar një ndalim të importeve amerikane për materiale që përbëjnë panelet solare nga kompanitë kineze, Hoshine Silicon Industry, mbi akuzat se kompania po shkel të drejtat e punëtorëve.

Departamenti i Tregtisë së SHBA ka kufizuar veçmas ekspotet në Hoshine, tre kompani të tjera kineze, dhe trupat paramilitare të prodhimit dhe ndërtimit Xinjiang, duke thënë se ishin të përfshira në shkeljen e të drejtave të punëtorëve me punë të detyrueshme të grupeve pakicë muslimane në Xinjiang.

Të tre kompanitë e tjera të cilat janë shtuar në listën e zezë ekonomike të SHBA përfshijnë; Xinjiang Daqo New Energy, një njësi e Dago New Energy; Xinjiang East Hope Nonferrous Metals, një filiale e e gjigandit përpunues East Hope Group nga Shanghai; dhe Xinjiang GCL New Energy Material; pjesë e GCL New Energy Holdings.

Zyrtarë të SHBA theksojnë se ndalimi i importit nga Kina nuk do të pengojë arritjen e objektivave klimatik

Tutje, Sekretari i Sigurisë së Atdheut në SHBA, Alejandro Mayorkas, tha se nadliemt e importit të polisilikonit dhe produkteve të tjera solare të bëra me punë të detyrueshme nuk do të pengojnë në arritjen e objektivave për energji të pastër të Administratës Biden.

“Objektivat tonë mjedisor nuk do të arrihen në kurrizin e njerëzve në mjedise të punës së detyruar”, kishte thënë Mayorkas në një konferencë për shtyp.

Ndryshe, rreth 45% të polisilikonit që përdoret në modulet solare prodhohet në Xinjiang, dhe rreth 35% prodhohet në pjesë të tjera të Kinës. Ndërsa pjesa tjetër vije nga jashtë Kinës.

SHBA-të shënojnë rekord të konsumit të energjisë së ripërtëritshme në 2020

Lexo më shumë