Search

Sfidat energjetike, kërkohet zbatimi i strategjisë së energjisë për integrim në BE

May 28, 2024


Strategjia e Energjisë është një nga format më të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Nëse vendi ynë punon më shumë në këtë drejtim, Republika e Kosovës e ka mundësinë t’i afrohet më tepër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kështu është theksuar në tryezën me temën “Strategjia e Energjisë, dhe rruga drejtë se ardhmes energjetike të Kosovës, e organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ne të cilën është vënë në pah nevoja që ka vendi për zhvillimin e strategjisë energjetike.

Me këtë rast është prezantuar edhe punimi “Rishikimi i Strategjisë së Energjisë së Republikës të Kosovës 2022-2031”. Leonora Kryeziu nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka thënë se shteti është duke miratuar strategji të energjisë për të përparuar në sektorin energjetik.

“Institucionet e Kosovës kanë miratuar strategjinë e energjisë të Republikës së Kosovës për 2022/31 me synimin e adresimit të furnizimit energjetik dhe sfidat që kanë të bëjnë me politikat energjetike dhe harmonizimin e tyre me standardet evropiane”, tha ajo.

Ndërsa, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezo derisa ka thënë që strategjia përfshinë edhe tranzicionin e energjisë drejtë ekonomisë së gjelbër, ka theksuar se kjo ndihmon Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.