Search

Serbi: CWP Europe do të investojnë 390 milionë euro në ndërtimin e parkut me erë 350 MW

23 Mars, 2022


Sipas mediave lokale në Serbi, zhvilluesi i projekteve të energjisë së ripërtëritshme CWP Europe do të investojë 390 milion euro në ndërtimin e një parku të erës me kapacitet prej 350 MW afër Pancevo në provincën veriore të Vojvodinës.

Përvec kësaj, është raportuar se investimi i kompanisë përshin edhe një projekt solar me kapacitet 150 MW afër Zajecar në lindje të Serbisë.

Sipas drejtoreshës të CWP Europe, Maja Turkovic, ndërtimi i parkut të erës do të kushtonte rreth 270 milion euro, teksa projekti solar rreth 120 milion euro.

Ajo ka shtuar se financimi i marrëveshjeve për projektin do të duhej të mbylleshin deri në mes të 2023, teksa ndërtimi pritet të fillojë në tremujorin e tretë të atij viti.

Muajin e kaluar, kompania lokale në Serbi, Solarina, një filial e CWP Europe, është duke planifikuar një impiant solar prej 150 MW afër qytetit të Zajecar në lindje të Serbisë.

Plani i detajuar i rregullimit për projektin solar, i cili do të përbëhet nga tre njësi të veçanta që shtrihen mbi 413 hektarë tokë, është vënë për shqyrtim publik nga autoritetet komunale.

Parku i erës Vetrozelena duhet të jetë i vendosur në territorin e Banatsko Novo Selo dhe Dolovo. Sipas planit rregullues, parku me erë do të mbulojë një sipërfaqe prej 49.48 kilometra katrorë tokë bujqësore, e cila nuk ka zona të mbrojtura të natyrës.

Sipas vlerësimeve, lokacioni mundëson instalimin e deri në 60 turbinave me erë me fuqi të kombinuar deri në 350 MW, me lartësi maksimale 250 metra.