Search

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë shpreh shqetësimin për pasigurinë rregullatore në Kosovë

24 Maj, 2022


Gjatë misionit të tyre në Kosovë, drejtori Lorkoëski, zëvendësdrejtori Buschle dhe eksperti i energjisë elektrike Kllokoqi takuan Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, Ministrin e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Zëvendësministren për Mjedis, Hapësirë dhe Infrastrukturë Linda Cavderbasha.

Ata gjithashtu zhvilluan takime me përfaqësues të Komisionit Parlamentar përgjegjës për Energjinë, Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe aktorë të tjerë të energjisë.

Sipas njoftimit të Sekretariatit, diskutimet u fokusuan në transpozimin e Paketës Evropiane të Energjisë së Pastër për të gjithë, Kodet e Rrjetit dhe Udhëzimet e ardhshme për energjinë elektrike, Strategjinë e Energjisë së Kosovës dhe Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NECP).

Sekretariati u zotua të mbështesë autoritetet kosovare në zhvillimin e akteve ligjore të nevojshme për integrimin e tregut rajonal dhe tërheqjen e investimeve në burimet e rinovueshme.

Vizita përkoi me vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit i cili konfirmon vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Kosovës “Gjykata Themelore Prishtinë” për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për tarifën e rregulluar në fuqi për furnizim universal me energji elektrike.

Vendimi vë në pikëpyetje tarifën e zbatueshme të shërbimit universal deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, është shkruar në njoftimin e Sekretariatit.

Në një takim me Zyrën e Rregullatorit për Energji, Sekretariati theksoi përgjegjësinë e autoritetit rregullator në sigurimin e qartësisë dhe mirëfunksionimit të sektorit të energjisë elektrike.

Sekretariati gjithashtu vuri në dukje se pasiguria rregullatore mund të ketë një ndikim të dëmshëm në sektorin e energjisë elektrike të Kosovës, i cili tashmë është nën stres në një kohë me çmime të larta të energjisë.

Drejtori Lorkoëski tha: “Një nga detyrat kryesore të çdo autoriteti rregullator është të sigurojë siguri dhe qartësi. Eliminimi i paqartësisë së krijuar duhet të jetë prioriteti më i lartë i autoriteteve të Kosovës.”

Tarifat e rrymës, ZRRE i drejtohet Supremes

Lexo më shumë

KOSTT e padit Zyrën e Rregullatorit për Energji

Lexo më shumë

Berisha tregon pasojat e anulimit të vendimit për tarifa, rrezikohet i gjithë sektori

Lexo më shumë

Ismajli: Ka paqartësi se si do të aplikohet vendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike

Lexo më shumë