Search

Sa konsumojnë energji elektrike ngrohësit?

February 11, 2021


Shumica e ngrohësve që ne përdorim në dhomat tona për ngrohje konsumojnë 1500 vat rrymë në orë.

Bëhet fjalë për ngrohësat në formë radiatori apo edhe ngrohësit tjerë me ngrohëse infra të kuqe rrezatuese, që ne përdorim për të ngrohur vetëm dhomat, e jo gjithë shtëpinë.

Sidoqoftë, në treg mund të gjeni edhe ngrohës më të vegjël, duke filluar nga lloje që konsumojnë 200 vat rrymë për orë. Zakonisht, sasia e energjisë elektrike që konsumojnë ngrohësit është e shënuar në ngrohës, apo edhe në paketimin e tyre.

Disa nga ngrohësit që ne përdorim në dhomat tona janë me një funksion, por disa nga ta operojnë me disa funksione. Varësisht nga përdorimi i funksioneve, bëhet edhe shfrytëzimi i energjisë elektrike.

Si shembull, tek ngrohësit me tre njësi ngrohëse infra të kuqe rrezatuese, që ne përdorim zakonisht në shtëpi, nëse përdoret vetëm njëri ngrohës atëherë edhe konsumi i energjisë elektrike është më i ulët.

Përvec ngrohësve më lartë, konsumi i energjisë elektrike nga ngrohësit varet edhe nga funksioni i ventilimit. Ventilimi ndikon në konsum më të lartë të energjisë elektrike.

Ngrohësit dhe ngrohja me rrymë në përgjithësi, padyshim se ndikon në faturat e energjisë eleketrike. Madje ngrohja me rrymë vlerësohet të jetë ndër opcionet më të shtrenjta të ngrohjes gjatë stinës së dimrit.

Për të përllogaritur shpenzimin nga ngrohësi që ju përdorni, duhet të shumëzoni kapacitetin konsumues të ngrohësve me numrin e orëve të shfrytëzuara si dhe me cmimin e energjisë elektrike për kilovat orë.

Në këtë rast, nëse ngrohësin tuaj me kapacitet prej 1.5 kilovatësh (apo 1500 vat) e përdorni për 8 orë, atëherë i bie që ngrohja me këtë ngrohës në ditë kushton rreth 72 centë në ditë, nëse për bazë merret cmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri prej 6 centësh për kilovat.

1.5 kilovat x 8 orë = 12 orë shfrytëzim i energjisë elektrike x 0.06 euro për kilovat = 0.72 euro

E nëse këtë ngrohje e përdorni në kohëzgjatje të njejtë për 30 ditë në muaj, atëherë kjo do të ketë kosto prej 21.6 euro.

Ndryshe, ndërtesat e reja zakonisht përdorin kalda elektrike për ngrohje. Duke qenë se kaldatë përdoren për ngrohje të gjithë hapësirës së banesave apo shtëpive ku jetojmë, ato konsumojnë shumë më shumë energji elektrike.

Kaldatë e vendosura në banesa deri në 70 metra katrorë, zakonisht kanë kapacitet prej 9 kilovatësh. Ndërsa për banesa më të mëdha, ato kan kapacitet prej 12 – 18 kilovatësh.

Një orë punë efektive e kaldasë me kapacitet prej 9 kilovatësh kushton diku rreth 54 centë, nëse për bazë merret tarifa mesatare prej 0.06 euro për kilovat orë.

Për përllogaritjen më lartë janë marrë parasysh vlera referente. Shfrytëzimi i energjisë elektrike është më i lirë në orët e mbrëmjes pas orës 22:00, ndërsa disa nga ngrohësit nuk përdorin sasi të njejtë të energjisë elektrike gjatë gjithë kohës.

Kësisoji, vlerat më lartë janë të përafërta, dhe kanë për qëllim të tregojnë mënyrën e llogaritjes së konsumit të energjisë elektrike.