Search

Rumania – prodhuesi i dytë më i madh i gazit në Evropë

04 Nëntor, 2020


Sasia e gazit të nxjerrur në Rumani, vendin e dytë të prodhimit të gazit në Evropë, është zvogëluar për 10%, ndërsa prodhimi i gazit në Bashkimin Evropian ka rënë për 19% në gjysmën e parë të këtij viti, sipas raportit të Komisionit Evropian.

Prodhimi total i gazit në BE ka arritur 30.5 miliard metër kub në gjysmën e parë të vitit 2020, krahsuar me 37.7 milardë metër kub të peridhuës së njejtë të vitit të kaluar.

Holanda, prodhuesi më i madh i gazit në BE, ka nxjerrur 14 milardë metër kub gaz, apo 25% më pak se sa në periudhën e njejtë të vitit të shkuar, kur kishte prodhuar 18.7 miliardë metër kub.

Rumania është në vendin e dytë me 4.6 miliardë metër kub gaz, 10% më pak se sa në periudhën e njejtë të vitit të kaluar, kur prodhimi kishte arritur në 5.1 miliardë metër kub.

Në vend të tretë, Gjermania nxjerri 2.6 miliardë metër kub gaz, krahasuar me 3 miliard të gjysmës së parë të vitit 2019.

Vetëm në qerekun e dytë të vitit, prodhimi total i gazit në BE llogaritet të jetë 15 miliardë metër kub, që është 14% më pakë se qereku i dytë i vitit 2019.

Në qerekun e dytë, Holanda prodhoj 6.8 miliardë metër kub gaz (-16%), Rumania nxjerri 2 miliardë metër kub (-17%), përcjellur nga Gjermani (1.3 miliardë) dhe Italia (1 miliardë).