Search

Rryma e dobët u prish paisjet shtëpiake disa banorëve në Prishtinë

22 Janar, 2024


Një familje në lagjen “Përroi i Njelmët” ka treguar se u janë dëmtuar disa pajijsje shtëpiake si pasojë e bashkimit të telave të rrymës. Ata kërkojnë që rrjeti elektrik i tyre të ndërrohet sa më shpejt për shkak se është i vjetër për më shumë se 50 vjet.

Këto pajisje nuk mund t’i ketë më në përdorim.

Nexhip Neziri nga Prishtina thotë ato iu dëmtuan për shkak të bashkimit të telave të shtyllave të energjisë elektrike që i ka bashkë me fqinjët e tij.

Ai thotë se deri të prishja e pajisjeve erdhi për shkak të vjetërsisë së rrjetit elektrik që e kanë në atë pjesë, ku shton se fqinjve të tij u shkaktuan dëme shumë më të mëdha në vlerë mijëra eurosh.

Teksa tregon që kanë bërë ankesa të vazhdueshme për ndërrimin e komplet këtij rrjeti, por që nuk kanë marrë përgjigje nga Kompania e Distribuimit të Energjisë.

Për këtë çështje, tëvë1 kërkoi përgjigje nga KEDS, ku përmes një përgjigje të shkurtër me shkrim u tha se do ta trajtojnë këtë rast.

“Konsumatorët e lagjes në fjalë për këtë dhe çfarëdo kërkese që kanë duhet t’u drejtohen sporteleve të kompanisë. Ekipi profesional i KEDS-it del në vendin për të bërë vlerësimin e gjendjes dhe vepron varësisht prej saj.”

Si pasojë e këtyre shtyllave elektrike, nga banorët u thanë se nuk është hera e parë kjo që u janë shkaktuar prishje, ku bënë apel nga KEDS që të ndërmarrë masa sa më shpejt.