Search

Rritet konsumi i energjisë elektrike për 13.52 përqind

14 Maj, 2021


Janë rritur vlerat e konsumit të energjisë elektrike në tremujorin e parë të vitit 2021, krahasuar me vlerat e raportuara për tremujorin e njejtë të vitit paraprak.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar ‘Bilancin e Energjisë’ për tremujorin e parë të vitit 2021.

Ky publikim përmban të dhëna mbi prodhimin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve tjerë.

Sipas të dhënave të publikuara, vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit në Kosovë në tremujorin e parë të vitit 2021 ishte 2.02 milion ton, apo 14 përqind më e vogël krahasuar me vlerat e raportuara për tremujorin e njejtë të vitit parparak kur ishin prodhuar 2.37 milion ton.

Ndërsa, vlera e gjithmbarshme e prodhimit të rrymës nga termocentralet me thëngjill ishte 1655.1 gigavat orë. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, 2019, 2018 dhe 2017, në tremujorin e parë të vitit 2021 Kosova ka prodhuar më pak rrymë nga termocentralet.

Në tremujorin e parë të vitit 2020 Kosova kishte prodhuar 1817.1 gigavat orë energji elektrike nga termocentralet, apo 9.8 përqind më shumë se në tremujorin e parë të vitit 2021.

Prodhimi i rrymës nga termocentralet20172018201920202021
Tremujori 11678.41657.11802.11817.11655.1

Në anën tjetër, në tremujorin e parë të vitit 2021 prodhimi i rrymës nga hidrocentralet ka shënuar rritje, nëse krahasohet me periudhën e njejtë të pesë viteve paraprake.

Në tremujorin e parë të vitit 2021, Kosova ka prodhuar 85.6 gigavat orë energji elektrike nga hidrocentralet, ndërsa në periudhën e njejtë të vitit paraprak, ajo kishte prodhuar 68.1 gigavat energji elektrike nga i njejti burim.

Prodhimi i rrymës nga hidrocentralet20172018201920202021
Tremujori 150.97066.868.185.6

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të parë 2021, Kosova ka importuar 918.3 gigavat orë energji elektrike, derisa ka eksportuar 422.6 gigavat orë energji elektrike.

Në periudhën e njejtë të vitit paraprak, Kosova kishte importuar rreth 931.4 gigavat orë energji elektrike, derisa ka eksportuar 763.3.

Kësisoji, Kosova kishte importuar dhe eksportuar më pak energji elektrike në tremujorin e parë të vitit 2021, krahasuar me të njejtën periudhë kohore në vitin 2020.

Importi20172018201920202021
Tremujori 1215.8119.2225.5931.4918.3
Eksporti20172018201920202021
Tremujori 1141.5106.4192763.3422.6

Në TM1 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1510.6 gigavat orë energji elektrike.

Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2020), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 13.52%.

Kjo vlerë e konsumit është më e madhja krahasuar me periudhat e njejta kohore në periudhë pesë vjeçare,

Konsumi20172018201920202021
Tremujori 11096.91136.712491330.71510.6