Search

Rizvanolli thotë se në ankandin solar ofertuan kompani serioze

05 Shkurt, 2024


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas hapjes së ofertave të ankandit solar tha se kjo është hera e parë që po ndodh në Kosovë.

Ajo bëri me dije se kompanitë që kanë shprehur interesim për këtë ankand janë nga Kosova, Turqia, Franca dhe Egjipti.

Rizvanolli, bëri me dije se ka qenë proces me transparencë e shembull për rajonin. Sipas saj, në javët në vijim do të vlerësohen ofertat e kompanive që kanë shprehur gatishmëri për këtë ankand.

Hapen ofertat e ankandit të parë solar fotovoltaik prej 100 MW, ofertojnë kompani nga vende të ndryshme të botës

Lexo më shumë