Search

Rizvanolli: Ligji i ri për BRE-të do ta bëj edhe më atraktive vendosjen e sistemeve solare

06 Shkurt, 2024


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se ligji i ri për burime të ripërtëritshme të energjisë do ta bëj edhe më atraktive vendosjen e sistemeve solare nga vet-konsumatorët.

‘Gati tri vjet pas fillimit të mandatit është bërë shumë nga të gjitha institucionet relevante. ZRRE ka miratuar rregullën e re për vet-konsumatorët vitin e kaluar. Ne si Ministri e Ekonomisë kemi përgatitur dhe tanimë kemi miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës ligjin për BRE-të, që do ta bëj edhe më atraktive vendosjen e sisitemeve solare nga vetkonsumatorët’, ndërsa shtoi se i njejti do t’i obligoj operatorët që të gjejnë zgjidhje më të lehta dhe më të shpejta për të interesuarit për vendosjen e këtyre sistemeve.

Lansohet thirrja publike për subvencione për sisteme fotovoltaike

Lexo më shumë

Kështu tha ministrja në ceremoninë e lansimit të thirrjes për subvencione të pajisjeve të sistemeve fotovoltaike për biznese dhe qytetarë, ku morrën pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, nën praninë e dhjetra kompanive kosovare që ofrojnë këto shërbime, si dhe shumë përfaqësuesëve të institucioneve, kompanive dhe investitorëve nga vendi dhe ndërkombëtar.

Gjatë lansimit u është bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të aplikojnë për subvencionim.

Thirrja e plotë e Ministrisë për subvencionet për sisteme fotovoltaike

Lexo më shumë