Warning: call_user_func_array() expects parameter 1 to be a valid callback, function '_wp_footnotes_kses_init' not found or invalid function name in /home/clients/ca8f8125f33cad91acfaa196229c32b2/kosovoenergy/wp-includes/class-wp-hook.php on line 307

Warning: call_user_func_array() expects parameter 1 to be a valid callback, function '_wp_footnotes_kses_init' not found or invalid function name in /home/clients/ca8f8125f33cad91acfaa196229c32b2/kosovoenergy/wp-includes/class-wp-hook.php on line 307
Rizvanolli: Kemi situatë të mirë pasi sistemi elektroenergjetik s’është i rënduar nga komunat veriore - Kosovo.energy
Search

Rizvanolli: Kemi situatë të mirë pasi sistemi elektroenergjetik s’është i rënduar nga komunat veriore

14 Qershor, 2024


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë një takimi me përfaqësuesit e grupit rajonal të Evropës Kontinentale nga Portugalia ENTO-E dhe udhëheqëse të PG KOSST, nga Franca ka thënë se sistemi elektroenergjetik i Kosovës s’është rënduar këtë vit, pas vendimit që banorët në komunat veriore ta paguajnë energjinë elektrike.

“Për dallim nga vitet e kaluara, ky vit na gjen në situatë shumë më të mirë, duke qenë se sistemi ynë elektroenergjetik nuk është i rënduar më nga mospagesa në komunat veriore”, ka shkruar Rizvanolli në rrjetin social ‘Facebook’.

Ajo ka falënderuar përfaqësuesit e ENTSO-E për bashkëpunimin dhe përkrahjen gjatë kësaj periudhe që sipas Rizvanollit “s’ka qenë e lehtë”.

“Gjithashtu diskutuam për vazhdimin e Marrëveshjes së Kyçjes që po na pret sivjet”.

Pas 25 vitesh, rreth 30 mijë banorë në Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, filluan ta paguanin energjinë elektrike për kompaninë shtetërore të Serbisë, sipas marrëveshjes së arritur në dialogun në Bruksel.

Arsyeja përse Kushtetuesja vendosi për vitet vetëm deri në 2017 ka të bëjë me një vendim të mëhershëm kur pagesat ekstra më nuk u shpërndaheshin qytetarëve në fatura, por i paguante direkt qeveria.

Ky ishte vendim i marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Llogaritet se fatura e përgjithshme e konsumatorëve për energji në këtë pjesë shkonte deri në 12 milionë euro në vit.

/Albanianpost.com