Search

Rama: Ne jemi të parët që kemi vënë në mbrojtje Vjosën, nuk do të ndërtohet hidrocentral

October 19, 2021


“Në lumin Vjosa nuk do të ndërtohet asnjë hidrocentral për sa kohë që PS është në pushtet”, deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive, raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri tha se edhe ai vetë ishte pjesëtar i nismës për të mos rrezikuar Vjosën.

Ai u shpreh se idenë për të mbrojtur Vjosën e ka hedhur Partia Socialiste. Sipas tij, Vjosa ka gjasa të rrezikohet nga ata që mund të kthehen përsëri.

“Ne jemi ata që kemi vënë në mbrojtje Vjosën. Në Vjosë projektoheshin hidrocentral pas hidrocentrali. Kur ne thoshim se Vjosa duhej mbrojtur, aty projektoheshin hidrocentrale”, deklaroi Rama.

//Agjencia Telegrafike Shqiptare