Search

Qeveria anulon vendimin per tre emrat e propozuar per Kryesues te ZRRE-se

13 Prill, 2021


Në mbledhjen e rregullt Qeveria e Kosovës ka votuar për shfuqizimin e vendimit të qeverisë së kaluar për propozimin e tri emrave për kryesues të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Ish Qeveria e Republikës së Kosovës më 24 dhjetor 2020 kishte dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës emrat e tre kandidatëve për kryesues të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Mirëpo, sipas arsyetimit të qeverisë së re të kryesuar nga Albin Kurti ‘në mesin e kandidatëve të dërguar për votim në kuvend kishte edhe kandidatë që nuk i përmbushnin kriteret e përcaktuara në nenin 6 paragrafi 2 nënparagrafi 3 të Ligjit të Rregullatorit të Energjisë’.

‘Lista e kandidatëve të vlerësuar sit ë suksesshëm nga komisioni rekrutues nuk përkon në tërësi me vlerëismet e dhëna nga Ambasada Britanike si partner në procesin e rekuritimit sipas memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore’, ka thënë Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.

Ai ka sqaruar se në raportin e përgatitur nga partnerët britanik thuhej se edhe pas përpjekjes për të arritur konsensus, ‘rezultati përfundimtar i komisionit intervistues dhe ai i vëzhguesve të partnerit implementues kishin dallime të mëdha’.

Kryeministri i Kosovës ka sqaruar se me shfuqizimin e vendimit të qeverisë së kaluar, do t’i hapet rrugë procesit të rekrutimit të personave të pavarur, profesionistë dhe me integritet në poztiat e larta të institucioneve dhe organeve publike, përmes një procesi të drejtë dhe transparent të rekrutimit.