Search

Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot

19 Prill, 2024


Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 19 prill 2024:

Rajoni i Prishtinës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:
LP 10kV J08 Keqekollë-Hajkobillë (kodi: 14016004) prej orës 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.
Nga NS 220/10[kV] Drenas do të ndërprehet:
LP 10 kV J28 Llapushniku (kodi: 16100028 ) nga ora 09:00 deri 14:00
Vendet: Llapushniku, Orllati, Negroci, Vuqaku, Xhurgjicë, Shkolla LLapushnik, Kleqkë e re.
Arsyeja: Ndërprerje emergjente, vendosja e një shtylle të re të tensionit të mesëm në Arllat, vendosja e konzollës dhe përçuesve.

3.
Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:
NS 10/0.4kV TS Preoci 3 (Te Mercedesi) (kodi: 19000035003) nga ora 09:00 deri në orën 12:00
Vendet: Graçanicë – Preoc.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, largimi i shtyllës së vjetër nga tereni dhe bartja e kabllove në shtylla të reja.
Vërejtje – NS 10/0.4kV afektohet pjesërisht.

Punime nga palët e treta

1.
Nga NS 110/10(20) [kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:
LP 20kV J30 Pr7-Pr.2 Dalja nr.8 (Kodi: 19000079) nga ora 10:00 deri në orën 10:15 dhe nga ora 13:45 deri në orën 14:00
Vendet: Një pjesë e lagjes Mati 1.
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.
Nga NS 110/10(20) [kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:
TS. 20/04 kV Rezervuari 5(Sh. Amerikane) (Kodi: 11000079128) nga ora 10:00 deri 14:00
TS. 20/04 kV “Arking”sh.p.k-Agim Raifi (Kodi: 11000079223) nga ora 10:00 deri 14:00
Vendet: rrugët Ndue Përlleshi dhe Muharrem Fejza nga një pjesë.
Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Rajoni i Pejës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga TS 110/10[kV] Deçani do të ndërprehet:
Dalja 10kV Juniku (kodi: 53000007) prej orës 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Poberxh, Prilep, Rastavic, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq, Gjocaj .
Arsyeja: Mirëmbajtje Preventive, Kontrollim rrjeti shtergim i përquesve.

Rajoni i Prizrenit

Punime nga palët e treta

1.
TS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:
LP 10[kV] Ushtria e Kosovës (kodi: 31000018) në dy termine nga ora 11:00 deri 11:15 dhe nga ora 15:45 deri 16:00
Vendet: Konsumatorë komercial dhe buxhetor (F.S.K.) – në rrugët Ukë Bytyqi, Dardania dhe Tranzit. Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.
TS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:
NS 10/0.4kV TS ARD GROUP Avdyl Hoxha (kodi: 31000018052) nga ora 11:00 deri 16:00
Vendet: Periferi – biznese
Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas PEE dhe Projektit te aprovuar, ndërrimi i panelit të tensionit të ulët.

Rajoni i Ferizajit

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga TS 110/6[kV] Hani i Elezit do të ndërprehet:
Dalja 6kV Glloboqicë (kodi: 42000002) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Vendet: Glloboqica, Rezhacë, Gorancë, Hunel, Meliqt, Bravët, Lagje Kollomoqe, Fabrika Suxhukut, Seqishta, Krivenikë, Gurthyesit Gur i bekuar dhe AKRO.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja e ndarësit linjor të tensionit të mesëm.

Punime në projekte investive

1.
Nga TS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:
LP 10kV J02 Drejtimi i fshatrave (kodi: 40000002) nga ora 09:00 deri 18:00
Vendet: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari.
Arsyeja: Projekte investive, vendosja në punë e transformatorit të ri në TS Zllatar- Ismajli!

Rajoni i Gjakovës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga TS 35/10[kV] Xërxa do të ndërprehet:
LP 10kV Denji (kodi: 82081007) prej orës 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: fshatrat: Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë dhe Ratkoc (një pjesë).
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Rajoni i Gjilanit

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga TS 110/20(10)[kV] Kamenica do të ndërprehet:
Dalja 10kV Rogana (kodi: 62000012) prej orës 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: Rogana, Hodonovc, Novosellë dhe Karaqevat.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.
Vërejtje: Dalja ka BRRE!

2.
Nga TS 110/20(10)[kV] Kamenica do të ndërprehet:
Dalja 10kV Strezovci (kodi: 62000005) nga ora 10:00 deri 14:00
Vendet: Kamenicë (T.S.P.Bazeni, Lagja Qamëria, Ujësjellësi, Kollarët, Malësia), Moqari i Ulët, Reçan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenica, Strezoci, Kosovica, Carevci, Bushinca, Tirincë, Krileva, Leshtar, Boleci, Vaganeshi, Kremenatë dhe Rahovicë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, demontim i ndarësit të vjetër jo funksional në Strezoc, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.