Search

Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot

29 Mars, 2024


Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 29 mars 2024:

Rajoni i Prishtinës

Njoftime për punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
NS 110/10[kV] Prishtina 3
Nga Dalja 10kV PTK Dispeqingu do te nderprehet:
NS 10/0.4kV TS Dispeqingu (S-kek) ( kodi: 12000017168 ) prej orës 14:00 deri në ora 14:30
Vendet: TS 048 Dispeqingu, KOSTT, Bankomati i BKT afër zyreve te KEDS dhe ATK.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i pikës furnizuese të ndërtesës KEDS.

Punime nga pala e tretë

1.
Nga NS 110/35/10 [kV] Prishtina 1 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J13 Zona Industriale – Aragoniti (kodi: 10000009) prej orës 16:00 deri në ora 19:00
Vendet: Eulex, Aragoniti dhe Zona industriale.
Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Rajoni i Ferizajit

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga NS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] Bablaku (kodi: 41000001) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Vendet: fshatrat: Bablak, Babush, Babush i Ri, Cërnillë, Kojskë, Magjistralja Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Mirash, Prelez i Muhaxherëve (një pjesë), Surqinë, Tërn, Rubofc dhe një pjesë e Trim (Tërni).
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Rajoni i Mitrovicës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga NS 110/10 [kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] Novolani (kodi: 73000005) nga ora 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: Fshatrat: Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Rajoni i Gjilanit

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga NS 35/10 [kV] Artana do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Slivova (kodi: 60024003) prej orës 10:30 deri në ora 13:30
Vendet: fshatrat: Artanë-Llabjan (një pjesë), Artanë (një pjesë), Bostan, Brus (një pjesë), Dragoc, Kukavicë, Gelmivad (një pjesë), Izvor, Koznicë, Llabjan, Llajshevc, Manishnicë, Parallovë (një pjesë), Prekovc, Vlasali dhe Zebincë.
Arsyeja: Ndërprerje emergjente, ndërrimi i ndërprerësit të fuqisë.