Search

Prishtina së shpejti fillon ndërtimin e plantazhit të dytë më të madh solar për ngrohje qendrore

12 Tetor, 2021


Pas kërkesave të shumta të qytetarëve për fillimin e parakohshëm të sezonit të ngrohjes, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka informuar qytetarët se është ndezur ngrohtorja e Prishtinës para kohe.

Në postim, kryetari Ahmeti ka rikujtuar se 90 mijë qytetarë janë kyçur tashmë me ngrohtoren qendrore, përmes rrjetit të zgjeruar të ngrohtores.

Ai ka thënë se me projektin e kogjenerimit ka hapësirë për të bërë lidhjen e edhe 30 mijë qytetarëve në rrjetin e ngrohjes, ndërsa po planifikohet edhe dyfishimi i kapaciteteve për të mundësuar kyçjen e qytetarëve tjerë.

‘Për të tjerët kemi hartuar projektin e ngrohjes qendrore me panele solare. Tashmë është kryer studimi i fizbilitetit dhe përmes një granti dhe kredie përmes Qeverisë Gjermane, KFW-së dhe Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim, ne do të ndërtojmë plantazhin e dytë kisha me thanë të paneleve solare në Evropë për nga madhësia, pas Danimarkës, meqë rast do të ofrojmë ngrohje qendrore për të gjitha lagjet që kanë banim individual’, ka shkruar kryetari Ahmeti.