Search

Presidentja Osmani do të mbajë fjalim sot në kuadër të aktiviteteve të KSDW

04 Qershor, 2021


Sot në kuadër të aktiviteteve të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë do të bëhet lansimi i edicionit të dytë të GreenTalk, ku si folëse e parë do të jetë Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.

‘Në përputhje me karakterin e kësaj platforme ku si qëllim kryesor ka nxitjen e diskutimit rreth zhvillimit të qëndrueshëm, Presidentja Osmani nënvizoi jo vetëm rolin politik, por edhe rolin e secilit prej qytetarëve në shtytjen e vizionit drejt një mjedisi të qëndrueshëm’, kanë shkruar organizatorët e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë në rrjete sociale.

Fjalimi i Presidentes Osmani mund të ndiqet nga ora 18:30 në kanalin televiziv KTV, si dhe live në faqet zyrtare të Facebookut të Balkan Green Foundation, KTV – Kohavision dhe Kosovot Sustainable Development Ëeek.

‘Presidentja Osmani nënvizoi jo vetëm rolin politik, por edhe rolin e secilit prej qytetarëve në shtytjen e vizionit drejt një mjedisi të qëndrueshëm’, kanë përsëritur organizatorët në rrjete sociale.

Artane Rizvanolli në KSDW: Strategjia e ardhshme energjetike ndër më të rëndësishmet që nga përfundimi i luftës

Lexo më shumë

Ndryshe, sipas agjendës së publikuar, në përvec fjalimit të Presidentes, në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë në ora 11:00 do të bëhet lansimi i aktivitetit ‘Food Waste Challenge’ me UNDP dhe ICK.

Poashtu, në agjendën e publikuar për sot organizatorët kanë paralajmëruar edhe diskutimin online dhe prezantimin e videos për ‘Near Zero Energy Building’ të GIZ.

Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë

Edicioni i katërt i ‘Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW)’, ngjarjes më të madhe të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, ka filluar më 31 maj dhe do të përfundojë më 11 qershor 2021.

Kjo ngjarje ndër vite organizohet nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, GIZ, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF).

Ndryshe, gjatë kësaj jave do të diskutohen një numër temash, që në fokus kanë sektorin e energjisë dhe të mjedisit, dhe zhvillimin e qëndrueshëm.