Search

Po vazhdon shqyrtimi i kërkesës së KEDS dhe KESCO për rritje të rrymës

14 Janar, 2022


Ymer Fejzullahu, kreytari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji ka thënë për Kallxo.com se ZRRE është duke vazhduar shqyrtimin e kërkesës së KEDS dhe KESCO për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Për Kallxo.com, Fejzullahu ka thënë se ZRRE ka hapur ‘shqyrtimin e jashtëzakonshëm’ për këtë kërkesë që sipas legjislacionit zgjat 45 ditë.

“Ka një kërkesë për rritje të tarifave të energjisë elektrike, ne e kemi hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm. Pas shqyrtimit në do të publikojmë, do të mbajmë mbledhjen dhe do të marrim komente”, tha Fejzullahu për Kallxo.com pas mbledhjes së bordit.

Në seancën e parë për 2022, Bordi i ZRRE-së autorizon 262 kW kapacitete solare për vet-konsum

Lexo më shumë

Ndryshe, në seancën e parë për vitin 2022 të mbajtur sot, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka marrë disa vendime që kanë të bëjnë me vlerat e parametrave që ndikojnë në të hyrat e lejuara për furnizuesin me shërbim universal për periudhën 2022-2024.

Përveç vendimit të mësipërm, sot Bordi i ZRRE-së ka marrë vendime edhe për dhënien e autorizimeve për vetkonsum edhe për 5 aplikues për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 262.61 kW.