Search

Në seancën e parë për 2022, Bordi i ZRRE-së autorizon 262 kW kapacitete solare për vet-konsum

14 Janar, 2022


Në seancën e parë për vitin 2022, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka marrë disa vendime që kanë të bëjnë me vlerat e parametrave që ndikojnë në të hyrat e lejuara për furnizuesin me shërbim universal për periudhën 2022-2024.

‘Këto parametra përfshijnë Shpenzimet Operative, Faktori Efikasitetit, Jetëgjatësia e aseteve, Borxhi i Keq, Marzha me pakicë dhe Faktori Ndarës i Jobalanceve’, ka sqaruar Bordi në komunikatën për media të publikuar në rrjete sociale.

Përveç vendimit të mësipërm, sot Bordi i ZRRE-së ka marrë vendime edhe për dhënien e autorizimeve për vetkonsum edhe për 5 aplikues për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 262.61 kW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE.