Search

PGE nga Polonia dhe Orsted nga Danimarka kompletojnë marrëveshjen për projektet e erës në det të hapur në Baltik

07 Maj, 2021


Sipas kushteve të marrëveshjes, Orsted nga Danimarka ka blerë 50% në secilen nga dy njësitë e PGE, grupi i angazhuar në projekte të energjisë nga Polonia, që janë duke u ndërtuar në dy projektet në det të hapur, të cilat kanë një kapacitet total prej 2.5 gigavat. Transaksionet kishin vlerë të përbashkët prej 181 milion dollar.

Grupi më i madh i energjisë në Poloni, PGE, dhe ai i Danimarkës, Orsted, kanë finalizuar marrëveshjen që parasheh zhvillimin e përbashkët të dy projekteve në det të hapur për gjenerim të energjisë nga era në detin Baltik, ka bërë të ditur PGE këtë të enjte.

“Ky është çmimi për sot që garanton që PGE nuk do të pësoj më ndonjë shpenzim shtesë në lidhje me investime në këtë projekt deri në vendimin e fundit të investimit”, ka thënë Drejtori Ekzekutiv i PGE, Wojciech Dabroëski për Reuters.

Ai poashtu ka thënë se vlera e marrëveshjes përfundimtare mund të ngritet deri në 263,663,400 dollar, varësisht nga kushtet përfundimtare të investimit.

Tutje, PGE që gjeneron shumicën e energjisë elektrike nga thëngjilli, ka diskutuar rreth projekteve me Orsted, kompaninë zhvilluese më të madhen në botë sa i përket projekteve në det të hapur, që nga fundi i 2019. Kompanitë patën arritur një marrëveshje fillestare në shkurt.

720 milionë për financim të rrjetit të ri të energjisë elektrike Baltik-BE

Lexo më shumë

Polonia i vetmi vend anëtar i BE që nuk është zotuar për neutralitet klimatik deri në 2050, mirëpo presioni i BE ka rezultuar në intensifikim të investimeve nga Polonia drejt BRE

PGE pret që të ketë të paktën 6.5GW në kapacitete prej projekteve në det të hapur deri në 2040, si pjesë e një zhvendosjes drejt burimeve të pastërta të energjisë.

Energjia që do të sigurohet nga këto parqe të erës në det të hapur në detin Baltik pritet që të mbuloj 40 përqind të gjenerimit deri në 2040, duke marrë parasysh se asetet e thëngjillit do të segmentohen në një kompani të ndarë siç edhe është planifikuar.

Ndryshe, Polonia është vendi i vetëm anëtar i Bashkimit Evropian që nuk ka bërë zotim për të arritur neutralitet klimatik deri në 2050 kur blloku vendosi këtë objektiv në vitin 2019, mirëpo gjatë kësaj periudhe ka nxitur më shumë investime drejt energjisë së pastër si rezultat i presionit të BE për të ulur emetimet.

Polonia ndanë 797 milion euro për hidrogjen në kuadër të pakos për ‘rimëkëmbje të gjelbër’

Lexo më shumë