Përfundon remontin vjetor – Rikthehet në rrjet njësia A4
July 15, 2026
Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka njoftuar se Njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim pas përfundimit me sukses të riparimit të rregullt vjetor.
Sipas njoftimit të KEK-ut, procesi i startimit të njësisë ka nisur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:00, ndërsa pas përfundimit të procedurave teknike dhe kontrolleve të nevojshme, njësia është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik më 14 korrik, rreth orës 05:15.
KEK vlerëson se rikthimi në operim i Njësisë A4 forcon kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë elektrike dhe rrit gatishmërinë teknike të korporatës në kuadër të përgatitjeve për sezonin dimëror.
KEK: Në qershor prodhimi arrin të tejkaloj konsumin vendor
Në njoftim, korporata ka falënderuar menaxhmentin, ekipet teknike, inxhinierët dhe të gjithë punonjësit e Termocentralit “Kosova A” për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin në realizimin me sukses të riparimit vjetor.
/Telegrafi