Për një javë kapen 152 raste duke vjedhur energjinë elektrike
June 05, 2023

Leximi i këtij artikulli zgjatë: 2 minuta
Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se për një javë, janë kapur 152 raste duke e vjedhur energjinë elektrike.
Përmes një njoftimi, ministria ka njoftuar se kontrollet janë bërë nga data 29 maj deri më 3 qershor 2023.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë bërë 1851 kontrolle.
Kujdes, vjedhja e energjisë elektrike është vepër penale!

Për këta 5 muaj KEDS ka kryer afër 40 mijë kontrolle të keqpërdorimeve të energjisë elektrike
Lexo më shumë