Search

Operimi “Kosovës A” pa filtra të ajrit është krim – Qeveria akuzohet për helmimin e ajrit

June 25, 2025


Ish-anëtari i AAK-së, Avni Arifi ka reaguar ashpër pas lëshimit të bllokut të termocentralit Kosova A pa filtra funksionalë të ajrit, duke e cilësuar këtë si një akt të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin publik.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka kërkuar arrestimin e atyre që kanë dhënë leje për operimin e bllokut pa sisteme të filtrimit, duke theksuar se qytetarëve po u servohet “helm” në vend të ajrit të pastër.

“Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu. Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu,” shkruan Arifi.

Ai gjithashtu e akuzon qeverinë për fshehje të gjendjes së vërtetë në Korporatën Energjetike të Kosovës, KEK, duke thënë se vendimmarrjet aktuale për energjinë po shndërrohen “çdo ditë në krim më të madh”.

Pas rikthimit në operim të njësisë A5 kryeshefi Ekzekutiv i KEK,  Gramos Hashani ka njoftuar se mund të ketë rritje të përkohshme të emetimeve, për shkak të procesit teknologjik të djegies që fillon me naftë dhe pastaj kalon në linjit.

Sipas njoftimit, “kjo është një dukuri e zakonshme dhe teknologjikisht e pashmangshme në të gjitha termocentralet e këtij lloji, brenda dhe jashtë vendit.”

/Telegrafi