Search

Oltenia në Rumani kërkon 2 miliardë euro ndihmë për planin e dekarbonizimit

19 Nëntor, 2020


Prodhuesit të dytë më të madh të energjisë elektrike në Rumani, Complexul Energetic Oltenia (CE Oltenia), i nevojiten 2 miliardë euro për të financuar planin e ristrukturimit dhe dekarbonizimit për periudhën 2021 – 2026.

1.3 miliardë euro do të sigurohen nga buxheti i shtetit të Rumanisë, deri sa pjesa tjetër do të sigurohet përmes Fondit për Modernizim të BE-së, kanë raportuar mediat lokale në Rumani.

Plani i ristrukturimit të kompleksit energjetik të CE Oltenia parashikon zvogëlimin e emetimeve të dioksidit të karbonit për 38%, mbylljen e katër nga dymbëdhjetë termocentrale dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja me fuqi të instaluar prej 2 gigavatësh.

Për më shumë, CE Oltenia ka për qëllim edhe ndërtimin e katër centraleve solare me kapacitet 700 megavat në tri komplekset e qymyrit, të cilat do të mbyllen.

CE Oltenia operon me miniera të linjitit dhe me termocentrale, që në total kanë fuqi të instaluar prej 3.24 gigavatësh.

Kompania është ndër punëdhënësit më të mëdhenj në vend, me më shumë se 12,500 punëtorë, nga të cilët 4,000 do të pensionohen në katër vitet në vijim.