Search

Njësia e re bërthamore në Bullgari mund të fillojë operimin komercial më 2032

13 Mars, 2023


Një njësi e re bërthamore për prodhimin e rrymës në impiantin e vetëm bërthamor të Bullgarisë, e cila do të përdorë teknologjinë e ndërmarrjes amerikane Westinghouse Electric, mund të filloj operimin komercial në fund të vitit 2032.

Ndryshe, kjo ndërmarrje amerikane tashmë ka konfirmuar se ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e një ose dy reaktorove të ri bërthamor AP1000 në Bullgari.

Në rast se vendimi që që lejon investimin merret në pjesën e parë të vitit 2024, projekti duhet disejnuar në detaje dhe pastaj duhet pajisur me leje ndërtimi, proces ky që mund të zgjasë deri në dy vite, raporton Kosovo.Energy.

Bullgaria braktisë planet për centralin bërthamor në Belene, zbulon planet për reaktorët e rinj në Kozloduy

Lexo më shumë

Pas pajisjes me leje, ndërtimi i reaktorëve mund të zgjasë der inë pesë vite ndërsa komisionimi një vit, kanë thënë zyrtarët e ndërmarrjes.

Impianti bërthamor Kozloduy operon me dy reaktorë rus, VVER-1000, secila me 1000 megavat kapacitete të instaluara të prodhimit të rrymës. Afati i fundit operimit të këtyre dy njësive është viti 2027, respektivisht, 2029.

/Kosovo.Energy