Search

Nis zyrtarisht punën Komisioni parlamentar Hetimor i opozitës për krizën energjetike

17 Maj, 2022


Ka nisur zyrtarisht punën Komisioni parlamentar Hetimor për krizën energjetike pas konstitutimit të tij me përbërjen prej 11 anëtarëve.

Kuvendi i Kosovës me 5 maj kishte themeluar këtë Komision dhe se do të ketë afat gjashtë mujor.

Si kryesues është zgjedhur Driton Selmanaj, ndërsa Ferat Shala në rrolin e zëvendëskryesuesit.

Kurse anëtarë këtij Komisioni do të janë Artan Abrashi, Enver Haliti, Jeta Statovci, Mimoza Kusari-Lila, Eliza Hoxha, Besian Mustafa, Adem Hoxha, Pal Lekaj dhe Fridan Lala.

Derisa iniciuesit e këtij Komisioni, kanë paraparë që ky mekanizëm i Kuvendit të merret me hetimin e çështjes së energjisë elektrike të bëhet vetëm për muajt e fundit, kundërpropozimi i pozitës ka qenë që hetimi të bëhet që nga viti 2006.