Search

Nis largimi i shtyllës elektrike në rrugën e Transitit të Ri në Prizren

23 Janar, 2024


Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kanë filluar punimet për largimin e shtyllës elektrike të linjës së tensionit të lartë në rrugën e Transitit të Ri.

Që shton sigurinë e ngasësve të automjeteve dhe mundëson lëvizje të përshtatshme.

Sipas njoftimit, njëkohësisht, është bërë furnizimi me kabllo dhe shtyllë mbajtëse metalike që do të vendosen jashtë rrugës kryesore.

Ndërsa, punimet pritet të përfundojnë gjatë javës së parë të muajit shkurt.