Search

Nga realizimi i afër 8,500 kontrollimeve nga KEDS, më shumë se 600 prej tyre kanë rezultuar në veprën e vjedhjes së energjisë elektrike

30 Nëntor, 2023


Ekipet e kontrollit të KEDS-it të shpërndarë gjithandej Kosovës vetëm gjatë muajit nëntor kanë realizuar afër 8,500 kontrolle, prej të cilave më shumë se 600 sosh janë zënë në vepër duke e vjedhë energjinë elektrike. Në njoftimin e lëshuar thuhet të gjithë këtyre konsumatorëve,u faturohet rikthimi i humbjeve i barasvlershëm me faturën 6 mujore, nëse janë konsumatorë të amvisërisë, dhe me faturën njëvjeçare nëse janë biznese, pra konsumatorë komercialë.

“Pos kësaj, keqpërdorimi i energjisë elektrike hyn në kuadër të “Vjedhjes së Shërbimeve”, e cila, sipas nenit 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është e dënueshme deri në tri vjet burg. Se KEDS e ka përnjëmend në luftimin e kësaj dukurie deri tek identifikimi i rastit të fundit, tregojnë faktet në terren. Shifrat flasin vetë! Për 11 muajt e parë të këtij viti, përkatësisht në periudhën janar-nëntor janë realizuar rreth 80 mijë kontrolle, prej të cilave janë identifikuar 6 mijë raste të keqpërdorimeve”. “Të njëjtën kohë, me qëllime të vetëdijesimit të publikut, KEDS kohën e fundit ka ndërmarrë një fushatë informimi për opinionin publik lidhur me pasojat që mund të ketë kushdo që keqpërdor energjinë elektrike”, thuhet në njoftim.