Nesër përfundon afati i aplikimit, mëso për pozitat e hapura në KEDS
September 29, 2022

KEDS është në kërkim të inxhinierëve elektrikë, teknikëve elektrikë, operatorëve të makinave speciale dhe teknikëve të ndërtimit dhe salduesëve.
Kliko këtu për të mësuar për mënyrat e aplikimit dhe nxito, afati i fundit për të aplikuar është 30 shtator.
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS) pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak ka nisur operimet më 8 maj 2013. Në bazë të licensave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës.
KEDS sh.a.numëron afro 2000 punëtorë, të cilët janë të përkushtuar që t’iu shërbejnë me profesionalizëm e integritet të lartë të gjithë qytetarëve të Kosovës, me fokusin e vetëm – për të siguruar zgjidhjet më të mira të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët.
KEDS bën shpërndarjen e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren. Në kuadër të KEDS janë të përfshira te gjitha linjat e energjisë elektrike të tensionit të mesëm, tensionit të ulët dhe trafostacionet përkatëse me stabilimentet përcjellëse.